Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikov në Ohër, sekretar i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”, deklaroi se “kategorikisht i dënon shkeljet sistematike të të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbjeljen e urrejtjes ndaj tyre”, nga çka, siç thotë ai, “ishte rezultat sulmi ndaj bullgarit Hristijan Pendikovit në Ohër”.
“Ambiciet e deklaruara për anëtarësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe angazhimet e ndërmarra për reforma dhe forcimin e normave demokratike në vend ndryshojnë nga realiteti në të cilin jetojnë bullgarët në fqinjin tonë jugperëndimor”, ka shkruar Radev në Facebook.
Reklama
××
Reklama
Ai njoftoi se Bullgaria është e gatshme të organizojë evakuimin ajror të Pendikovit dhe të sigurojë trajtimin e tij dhe se do të tërheqë edhe një herë vëmendjen e krerëve të shteteve dhe qeverive në Bashkimin Evropian, si dhe të institucioneve evropiane dhe Këshillit të Evropës, ndaj çështjes për respektimin e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Shkelja sistematike e të drejtave të tyre ishte baza e qëndrimit të Bullgarisë se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të bazohet në progres real në çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve dhe respektimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas”, shton Radev në postimin në Facebook.