Radhë të gjata në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë

Vazhdojnë radhët e gjata për dalje nga Maqedonia e Veriut përmes vendkalimin kufitar Tabanoc – Preshevë.

Marketing

Nga LAMM njoftojnë se ka dendësi të madhe të automjeteve, por pa detaje për kohën e pritjes.
Pritja ka edhe në vendkalimin kufitar në Bogorodicë.

“Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër korsi të thata. Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është zmadhuar”, thonë nga LAMM.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing