Radhët e gjata që në mëngjesin e sotëm ka në vendkalimin kufitar “Bllacë”, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, dhe se qytetarët thonë se ato tashmë janë bërë përditshmëri.
Kolonat në disa qindra metra u krijuan në të dyja anët e kufirit të Maqedonisë. Ndërkohë, në kufirin e Kosovës nuk ka aspak pritje, pasi që makinat i kalojnë shumë shpejt.
Lidhjet familjare të shumta mes qytetarëve të kësaj ane të kufirit me anën matanë janë të shumta dhe arsye shtesë për shtimin e vizitave në ditët e pushimit.
Arsye tjetër janë edhe vizitat turistike, shopingu në qendrat tregtare në Shkup nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe anasjelltas.