“Radomiri, mjeku i Strugës që kërkon shqiptarët t’i bëj për sapun!”

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ndaj një dukurie tejet të shëmtuar që ka ndodhur përmes një shkrimi të një mjeku në Strugë, ku mes tjerash thotë “”Radomiri, mjeku i Strugës që kërkon shqiptarët t’i bëj për sapun!”, përcjell Almakos.

Marketing

“Radomiri është mjek. Punon në shëndetësinë publike, më saktë në repartin për ndihmë të shpejtë. Në fund të muajit ai nuk pyet se nga cilat tatime janë mbledhur paratë për rrogën e tij por do ti bën shqiptarët sapun.

Realisht edhe mund ta bëjë këtë me një gjilpërë.

Do të doja ta pyes menaxhmentin e spitalit të Strugës por edhe Ministrinë e shëndetësisë, a është e rrezikshme që ky “njeri” të mjekojë dikë?

A edhe dua publikisht të pyes… A është ky person përgjegjës për veturën e ndihmës së shpejtë që u ndal për të pirë kafe derisa pacienti priste i kyçur në aparate për frymëmarrje artificiale?” – shkruan Saliu.