Radusha pa transport publik, NQP s’ka informata nëse rruga është e kalueshme

Fshati Radushë i komunës së Sarajit është 26.2 km larg qendrës së Shkupit. Mungesa e transportit publik në këtë vend kufizon lëvizjen e banorëve. Transporti i vetëm nga fshati deri në qytet janë minibusët privat, por ato lëvizin deri në ora 19.

Marketing

“Sepse ne siç edhe dihet, si fshat jemi edhe larg qytetit të Shkupit, dhe kemi nevojë për Transport Publik, pa marr parasysh qe ne kemi minibusët tonë që udhëtojmë çdo dit për në Shkup. Por megjithatë nga ora 19 në mbrëmje ne nuk kemi transport prej Shkupit në Radushë”, tha Adis Nazifi.
Banorët thonë se ka pasur raste kur për shkak mungesës së transportit shumë fshatarë të punësuar në qytet e kanë lënë punën.

Në vitin 2018 banorët e Radushës kishin kërkuar tek komuna dhe Ndërmarrja e Qarkullimit Publik që tu lëshohet transporti. Ndërsa nga NQP kishin treguar arsyen se pse nuk ka transport publik.

“Për shkak se nuk e dimë lëvizshmërinë e fshatit nga Radusha në Shkup, dhe nuk e dimë se si është infrastruktura në atë pjesë rurale të komunës së Sarajit”, thonë nga NQP Shkup.
Avdil Mejdi është kryetar i Bashkësisë lokale Radushë.
Ai thotë se para disa vjetëve me një autobus turistik i ka dërguar nxënësit në shkolla në Shkup, ndërsa thotë se rruga është e kalueshme edhe më autobusë.

“Unë kam filluar këtu i pari me transportin me autobus, edhe atë me autobus turistik jo me autobus të qytetit. Prej vitit 2003 deri në vitin 2016, prej kur është shkolla e mesme obligative unë kam udhëtuar. Kemi pasur kontratë me Ndërmarrjen publike të qytetit të Shkupit, ndërsa tani para 3-4 muajve na kanë dërguar kundër-përgjigje që rruga nuk i plotëson kushtet, kjo gjë nuk është e vërtet aspak”, tha Avdil Mejdi, kryetar i Bashkësisë lokale Radush.

Bashkësia Lokale e Radushës ka dërguar edhe një herë kërkesë deri tek Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, por ende nuk kanë marr përgjigje.