Ragmi Musatafa shpall fitoren për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kandidati i PVD-së, Ragmi Mustafa, ka shpallur fitoren për kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Në një adresim përmes profilit të tij në Facebook, ai u shpreh se “sot u dëshmua se jemi jo vetëm subjekti më i madhi në Luginën e Preshevës, por edhe subjekti i së ardhmes”.

Marketing

“Partia për Veprim Demokratik është bindshëm fituese e zgjedhjeve të sotme për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Besuam. U mobilizuam. U angazhuam. U solidarizuam. Fituam! Urime!”, ka shkruar Mustafa.

“Dua të falënderoj sonte nga zemra të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve. Votuesit po ashtu, ata që kanë votuar për ne, e ata që nuk votuan. Vetëm #bashkë mund të ecim tutje”, ka thënë më tej ai. Mustafa ka falënderuar edhe kundërkandidatët, për siç ka thënë garën kryesisht të ndershme në zgjedhje.

Marketing