Raketat ruse sulmojnë zonën kufitare në Ukrainë, raportohet për të plagosur

Dy raketa ruse të goditën sot dy zona afër kufirit rus në rajonin verior të Ukrainës në Summy, tha guvernatori lokal Dmytro Zhyvytskyi.

Marketing

Sipas raportimeve lokale thuhet se nga sulmet është plagosur një roje kufitare. Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar njoftimin e guvernatorit lokal ndërsa është duke punuar për verifikimin e informacionit.

Pas avancimit në pjesë të rajonit Sumy në fillim të pushtimit të Ukrainës, forcat ruse u tërhoqën plotësisht nga këto zona në fillim të prillit.