Tregu i transferimeve për Juventusin është bllokuar prej kohësh, shkaku i refuzimit të largimeve të disa lojtarëve.
Kampionët e Serie A nuk kanë arritur të largojnë lojtarët e tepërt si Gonzalo Higuain, Blaise Matuidi dhe Sami Khedira.
Por, këto ditë të fundit të afatit kalimtar, Juventus mund të sjellë në skuadër një mesfushor të dëshmuar.
Mediet në Itali dhe Spanjë raportojnë se Barcelona i ka propozuar Juventusit mesfushorin Ivan Rakitic.
Një kalim te Juventus parashihet ta aprovojë edhe Rakitic, për të provuar një përvojë të re në Serie A.
Rakitic gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Sevilla dhe Schalke.