Rakitic: S’ka më mirë se në Barcelonë!

Rakitic s’dëshiron të largohet, thotë se Barcelona është vendi perfekt për të.

Marketing

Mesfushori 31-vjeçar, Ivan Rakitic, është lidhur me një largim nga Barcelona që nga starti i sezonit 2019/20, për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur këtë edicion. Por duket se ai nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Pas ndeshjes me Mallorcan, të cilën Barça e fitoi 5-2, Rakitic dha sinjale se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e katalunasve.

“Shumë gjëra kanë ndodhur në muajt e fundit. Ndonjëherë ato ndodhin dhe nuk mund t’i kuptosh, por duhet t’i pranosh ato”, u shpreh Rakitic.

“Dua të jap të gjitha dhe nëse mund të luaj këtu gjithmonë kam thënë se s’ka vend më të mirë se Barcelona për të fituar trofe, është vendi perfekt për mua”.

Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014.
Ai ka bërë 282 paraqitje, ka shënuar 35 gola dhe ka dhuruar shumë asiste, teksa ka fituar mbi 10 trofe.
Për shërbimet e 31-vjeçarit kanë shprehur interesim disa skuadra, ndër to edhe kampioni i Italisë, Juventusi dhe lideri aktual i Serie A, Interi.