Rama: Adoleshentët larg alkoolit dhe klubeve të natës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot doli në një deklaratë për mediat duke e përqendruar vëmendjen te minorenët, duke u shprehur se përveç miratimit të vendimit për të ndaluar përdorimin e alkoolit nga të rinjtë nën 18-vjeç, këtyre grupmoshave do t’u ndalohet edhe aksesi në klubet e natës.

Marketing

“Do të ndalohet frekuentimi i adoleshentëve në klubet e natës. Vetëm kur të jenë të shoqëruar me prindër apo mësuesve, ndryshe do të jetë e ndaluar rreptësishtë. Masat do të jenë të rënda, që do të shkojë deri në mbylljen e lokaleve për një vit duke ua bërë të pamundur dhënien me qira të ambienteve”, tha Rama.

Sipas Ramës, ligji për ndalimin e alkoolit do të shkojë i pari në Kuvendin e Shqipërisë, pasi situata ka eskaluar dhe nuk tolerohet më, duke paralajmëruar kështu edhe gjoba të majme për subjektet që nuk do e zbatojnë këtë ligj.

“Ligji do të shkojë në Parlament. Masat janë shumë të rënda dhe duke sanksionuar rëndë të gjithë lokalet që shkelin këtë ligj dhe që do të pranojnë të hyjnë në dyert e tyre gjatë orëve të mësimit pavarësisht nëse marrin apo nuk marrin alkool. Ndëshkimet do të jenë ekstreme. Pas mbylljes së pikave të basteve dhe lojërave të fatit, ana tjetër është mbrojtja e domosdoshme e adoleshentëve nga alkooli. Gjërat kanë shkuar në një pikë që nuk mund të tolerohet më në bashkëpunim me shkollën dhe prindërit”, theksoi kryeministri shqiptarë Edi Rama.

Marketing