Fantazi të mirëfabrikuara në Kremlin i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzat e ngritura në ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama tha se akzuat e ngritura fillimisht nga prokurorja Carla del Ponte që sollën më pas raportin e Dick Martyt dhe rezolutën e miratuar në këtë këshill, shkaktuan një padrejtësi të madhe ndaj liderëve të UÇK-së.
“Një fantazi e pastër e mirëfrbrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë shumë inteligjente e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut. Një lajmi rremë mizor arriti të shndërrohej në një raport, që u shndërrua në një rezolutë, që minoi të vërtetën dhe drejtësinë. Veprimet tuaja një dekadë më parë kanë shkaktuar një prej dështimeve më monumentale të politikës ndërkombëtare, një shtrembërim i shëmtuar i të drejtave të njeriut”, tha Rama në fjalën e tij.