Kryeministri i SHqipërisë, Edi Rama në konferencën përmbyllëse në Ohër për shtyp ka falënderuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti për prezencën në samitin e Ballkani të Hapur, përcjell TV21. Rama tha se nëse dikush do të dijë se çfarë është Ballkani i Hapur, duhet të sheh rrugëtimin e politikës së Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut.
“Dua të falënderoje Ali Ahmetin për praninë e tij këtu dhe dua të them se Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur, edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi, jo më të ishim në Ballkanin e Hapur, për këtë mjafton të shikohet çfarë është sot gjithë sistemi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe çfarë ishte në kohën kur Ali Ahmetit i thoshin po ulesh me armiqtë. Në kohën kur as nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do të ishte zyrtare, lëre pastaj që të imagjinohej kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar, që dy zëvendëskryeministra do të jenë shqiptarë”, tha Rama.
https://video-sof1-2.xx.fbcdn.net/v/t42.1790-2/286481289_175896008131030_1527165557541092913_n.mp4?_nc_cat=100&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjM4MSwicmxhIjo1ODksInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=_otKPb7ttNsAX88ehIc&rl=381&vabr=212&_nc_ht=video-sof1-2.xx&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT_3bhKlojxedxepAI1kM0qKDjj3st2K1thh8WMBlK1O2g&oe=62A0DC99