Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një status në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një shprehje të shkrimtarit Paulo Coelho, duke iu referuar situatës aktuale për konfliktin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre. Paulo Coelho”, ka shkruar ai.