Rama citon Profetin Muhamed në Samitin e klimës në Baku

Kryeministri Rama mbajti një fjalim atipik në samitin e klimës Cop29 në Baku pasi, siç shpjegoi, pa turmën duke ngrënë dhe pirë të qetë të shtrirë në kolltukë në sallat anësore një ditë më parë, ndërsa fjalimet të liderëve botërorë u shfaqën pas tyre, por me zë të heshtur.

Marketing

“Njerëzit po hanë atje, po pinë, po shoqërohen, po bëjnë fotografi, ndërsa në televizionet pas tyre liderët botërorë thonë diçka, por pa ton.

Më duket se kjo është pikërisht ajo që ndodh çdo ditë në botën reale. Jeta vazhdon, me gjithë zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona, plot fjalë të mëdha për luftën kundër ndryshimeve klimatike, por pa ndryshuar asgjë”, tha Rama.

Ai përsëriti fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së i cili tha një ditë më parë se emetimet e CO2 janë rritur pandalshëm.

“Çfarë do të thotë për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si më parë? Çfarë po bëjmë ne në këto lloj tubimesh, përsëri dhe përsëri, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik për t’i kthyer fjalët boshe në veprime kuptimplote”, ishin fjalët e kryeministrit Rama, të cilat kanë bërë jehonë në disa media botërore.

Në fund të fjalimit, Rama zgjodhi të citojë një thënie të Profetit Muhamed: “Nëse sheh se po ndodh kijameti dhe t’i po bëhesh gati të mbjellësh një fidan, mbille atë”, përcjell tesheshi.

Marketing