Rama delegon njeriun e tij në Shkup për t`i dhënë mbështetje referendumit

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Maqedonia është shfaqur në mbështetje të kryeministrit Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit në Shkup pro referendumit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Socialdemokratët e Kryeministrit Zoran Zaev, sëbashku me BDI dhe me të gjitha partitë e tjera më të vogla shqiptare janë bashkë PRO hyrjes në NATO dhe BE dhe PRO marrëveshjes së emrit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Marketing

Sipas Ballës faktori shqiptar në Maqedoni, sikurse kudo në rajonin tonë, është një faktor vendimtar stabiliteti dhe progresi të qëndrueshëm në rrugën e pakthyeshme Europiane të Maqedonisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Më 30 Shtator në Maqedoni mbahet Referendumi, prej të cilit do të përcaktohet ardhmëria e Republikës së Maqedonisë u shpreh sot Kryeministri i fqinjëve tanë Zoran Zaev, në takimin që pata sëbashku me kolegë socialdemokratë të Parlamentit Europian, të parlamenteve te vendeve anëtare si Gjermania, Franca, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Bullgaria etj.Socialdemokratët e Kryeministrit Zoran Zaev, sëbashku me BDI dhe me të gjitha partitë e tjera më të vogla shqiptare janë bashkë PRO hyrjes në NATO dhe BE dhe PRO marrëveshjes së emrit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Ky është një fakt i rikonfirmuar e kuptimplotë se faktori shqiptar, në Maqedoni, sikurse kudo në rajonin tonë, është një faktor vendimtar stabiliteti dhe progresi të qëndrueshëm në rrugën e pakthyeshme Europiane të Maqedonisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Marketing