Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku kanë inspektuar kantierin e Portit të ri të Vlorës.
Balluku bëri tha se kantieri do të jetë gati në tetor, ndërsa projekti pritet të realizohet brenda 36 muajsh.
Ndërkohë, kreu i qeverisë është ndalur tek prodhimi i energjisë, ku tha se përveç çmimit të lartë, do të ketë edhe mungesë të energjisë.
Rama: Kur mbaron puna?
Balluku: Në tetor jemi të gatshëm të nisim kantierin. Deri në tetor këtu nis puna dhe zgjat 36 muaj.
Rama: E rëndësishme është që Vlora të ketë një port turistik të standardeve më të mira të Mesdheut. Fillon një kantier me një rë3ndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye, për një port që më në fund meriton këtë emër në shekullin XIX sepse qoftë ai që kemi trashëguar, qoftë ky i peshkatarëve janë parkime ujore mesjetare. Së dyti sepse këtu sistemohet gjithë flota e peshkimit në kushte krejt të tjera. Me programin e mbështetjes ne do vazhdojmë të financojmë riparime anijeve si dhe blerjen e anijeve të reja. së treti, kjo do të rrisë fluksin e tregtisë përmes detit dhe së katërti edhe për pasagjerët do të behët diçka me standarde. Njëkohësisht kemi një port turistik që do të jetë një nga perlat e Mesdheut dhe që do sjellë një zhvillim të madh ekonomik për Vlorën dhe gjithë industrinë e turizmit.
Rama u shpreh se në zonë po merr jetë edhe programi më ambicioz i qeverisë për sa i përket energjisë.
Rama: Kjo që ndodh në dy javët e ardhshme me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj situate emergjence botërore. Kemi ardhur në pikën kur jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë, por edhe ka rënë sasi për tu blerë. Jemi në kushtet kur do jetë shumë e vështirë që ta gjejmë.