Rama edhe sot e nisi ditën me thënie të profetit Muhamed

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sërish e ka filluar ditur me thënie të Profetit Muhamet: Nëse e doni krijuesin tuaj, duajini së pari të afërmit tuaj”. Rama kohëve të fundit është parë shpeshë duke cituar thënie Islame. Fjalë nga Kurani ai ka cituar edhe pas konferencës së donatorëve ku u mblodhën mbi 1 miliard euro për ta ndihmuar vendin pas tërmetit.

Marketing

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga solidariteti i jashtëzakonshëm i vendeve që dhuruan për Shqipërinë. Kreu i qeverisë ka përdorur dy pasazhe nga librat e shenjtë, fillimisht nga Bibla, e në përmbyllje nga Kurani.Rama: Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë.Më lejoni të citoj diçka nga Bibla, korinthianët, ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj Biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ,jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm, faleminderit shumë