Rama ftesë Kosovës dhe dy vendeve të rajonit: Ballkani i Hapur aspiratë, jini pjesë e kësaj përpjekjeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hapur i pari fjalën në takimin e sotëm në kuadër të “Open Balkan”.

Marketing

Që në nisje të fjalës së tij, në krah të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama ftoi Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën që të jenë pjesë e kësaj aspirate.

“I dashur Aleksandër, i dashur Zoran, të dashur miq të rajonit, është kënaqësi e vërtet që t’ju urojë mirëseardhje në Tiranë sot. jam i kënaqur t’ju them se sot është një moment kyç i procesit tonë, pasi marrëveshjet që do të nënshkruhen, do të përcaktojnë një hap të rëndësishëm përpara drejt objektivit tonë; të garantojmë lirinë e plot të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë, pasi Ballkani i Hapur është nismë përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar tri të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje”, tha Rama, shkruan lapsi.al. “Ndërkohë që ne po ecim përpara për më të mirën e njerëzve tanë. Në fushën e lirisë së lëvizjes së mallrave do nënshkruajmë marrëveshjen tripalëshe për eksportet, për kafshët e gjalla dhe njohjen e certifikatave të akreditimit dhe lehtësimin e eksporteve dhe importeve për mallrat. sot do të nënshkruajmë dhe marrëveshjen në bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, në fushën ushqimore, etj. Më lini që t’i kthehem faktit që sa herë kemi folur për këtë gjë, përmes procesit të Berlinit, është ‘Ballkani i Hapur’ që po e bën këtë gjë. Mund të tingëllojë teknike, por marrëveshja përfaqëson një gur kilometrik në këtë rrugë. Ajo heq në praktikë një pengesë të vazhdueshme për fermerët e hapur. Ballkani i Hapur është aspiratë më shumë se nismë. Është një hap përpara që e hap Ballkanin dhe e përgatit atë për integrimin në BE”, tha më tej Rama.