Rama i përgjigjet PD-së: Veting politikanëve – Sa më parë

Pas kërkesës së Partisë Demokratike të Shqipërisë për veting ndaj politikanëve, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së partisë opozitare.

Marketing

”Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur”, kishte thënë Basha në fillim të mbledhjes së opozitës në Elbasan.

Ndërsa Rama është shprehur i gatshëm që sa më parë të fillojë ky proces.

”Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë”, ka shkruar kryeministri në Twitter.
Ai ka thënë se është gjithnjë i gatshëm që të diskutojë me PD-në.