Rama i zhgënjyer nga ushqimi në Angli: Nuk kanë faj britanikët që kur vijnë te ne thonë…

Kryeministri Edi Rama, ka konsumuar drekën pas samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Britaninë e Madhe, por duket se nuk i ka shijuar.

Marketing

Përmes një foto të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet me ushqimin në tavolinë e me buzë të rrudhura, kryeministri shkruan:

“Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë ‘Oh sa mirë hahet këtu tek ju!’”.

Me këtë frazë ai ka nënkuptuar se anglezët dhe turistët që frekuentojnë Shqipërinë rikthehen jo vetëm nga bukuritë natyrore por edhe nga ushqimi.

 

Marketing