Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka insistuar edhe në Formimin e Prespës në Maqedoni të Veriut për formimin e mini-shengenit Ballkanik. Para liderëve rajonal, Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk ka pse e pret Bashkimin Evropian që të ketë liri të lëvizjes së njerëzve dhe kapitalit për t’i dhënë potencial qytetarëve të secilit shtet në rajon. Të njëjtën e përkrahën edhe homologët e tij nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
“Pse duhet ta presim BE-në që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve, kapitalit dhe mallrave
Duhet të prisni me orë që të kaloni kufirin? Të kemi një sportel në kufi, që t’i shndërrojmë në të hapura dhe të lira. Është e rëndësishme, pasi njerëzit kanë vështirësi në pikat kufitare.
Është absurde të imagjinohet e ardhmja, ku agjenda jonë dhe strategjitë nuk janë të ndërlidhura në vetvete.
Këtë mund ta bëjmë dhe vetë. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me zbatimin e reformave dhe standardeve çdo vit, por nuk varet nga ne”.