Rama: Jam me çdo student që proteston për vete, jo për Lulin e Monikën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një komunikimi live, ka folur këtë të martë për kërkesat e studentëve. Ndërkohë, Rama thotë se nuk e kundërshton protestën e studentëve, por sipas tij ata duhet të protestojnë për vete dhe jo për interes të opozitës.

Marketing

“Eksperienca njeh plot raste siç janë terroristët që nuk pranojnë të negociojnë. Eksperienca njeh plot raste nuk protesta nuk dëgjohet nga autoritetet. Edhe rasti i fundit në Francë. Qëllimi i protestave demokratike është rruga për zgjidhje. S’doni të dialogoni, është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari, por mos mendoni se kërkesat që secili ka në kokë ne t’i përpunojmë dhe të bëjmë lojë kungulleshkash. Nga ana tjetër është e qartë dhe duhet ta dëgjojnë të gjithë, unë do të isha aty si një student që është aty për veten e tij dhe jo për Lulin, Monikën e komshinjtë, por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. Të vijnë 10 veta, 100 veta, 200 veta dhe të flasim.”,- tha Rama.