Rama-Jens Stoltenberg: Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama është në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Marketing

Rama udhëtoi sot në Bruksel për të takuar kreun e NATO-s, ku ndër të tjera ka biseduar edhe për ndërtimin e një baze të re ushtarake në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar kërkoi që të përfshihet edhe Kosova në partneritetin për paqen.

“Të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë për situatën dhe detyrimet që ne kemi në Ballkanin Perëndimor që të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe çdo ndikim i keq të kthehet në probleme për rajonin tonë. Në kapacitetin tonë si vend aleat do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë në mbështetje të paqes.

Koncepti i ri strategjik thekson rolin e Ballkanit Perëndimor, ne besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshi edhe Serbinë që nuk është ende pjesë e aleancës. Pata edhe njëherë shansin të them, nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovë në partneritetin për paqen. Në kohët në të cilat jetojmë në këndvështrim tim është vërtetë e mençur që të konsiderohet”,-tha Rama.