Rama: Kërcënimet kundër integritetit të RMV-së dhe Malit të Zi janë të rrezikshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e kësaj të hëne për situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi.

Marketing

Kreu i qeverisë shkruan në një postim në rrjetet sociale se kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të dy vendeve janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

Gjithashtu Rama shprehet se nuk duhet harruar fakti se RMV e Mali i Zi janë aleatë të NATO-s, ndërsa thekson se e ardhmja e vetme e rajonit është Europa e Madhe.

REAGIMI I RAMËS

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.