Rama mbërrin në Kosovë, ja kush e priti në aeroportin e Prishtinës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në në Kosovë. Ashtu siç shihet edhe në foto, ai u prit në aeroportin e Prishtinës nga ambasadori i Shqipërisë aty.

Marketing

Në kuadër të turit Ballkanik, Rama do të pritet në takim në orën 16:00 nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me të cilën do të zhvillojë takim dypalësh.

Më pas Rama do të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti refuzoi një takim me homologun shqiptar.

Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi këtij të fundit zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kryeministri i Kosovës tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin 13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë.

Kryeministri Rama tha se marrëveshjet janë firmosur nga pala shqiptare dhe tani pritet një përgjigje e Kurtit, nëse do të ketë një takim me homologun e tij./