Rama me atlete të bardha në Samitin e NATO-s në Uashington, ja reagimi i Presidentit Macron (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Samitin e NATO-s, për 75-vjetorin e krijimit, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me veshjen e tij.

Marketing

Ndryshe nga të ftuarit e tjerë të Presidentit të SHBA, Joe Biden, Rama u paraqit me një kostum serioz, por sytë “shkuan” te atletet e tij të bardha.

Ky stil u vu re edhe nga presidenti francez Emanuel Macron, i cili qesh kur shikon atletet e kryeministrit shqiptar dhe në një kontakt me sy aprovon stilin e tij të veçantë, duke bërë me dorë shenjën “ok”.

Rama, duke qëndruar në krah të Biden, i është përgjigjur me një buzëqeshje, ndërsa më pas pozojnë për ‘foton familjare’.    https://streamin.me/v/b6709534

Marketing