Rama: Më dërguan SMS nga Brukseli, protestat në vendet anëtare të NATO-s i shërbejnë Rusisë

Kreu i qeverisë Edi Rama i shkuar edhe më tej fabulës së vjetër të armiqve të jashtëm në protestat që po mbahen kundër rritjes së çmimeve.

Marketing

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, Rama tha se këto tubime kanë krijuar shqetësim në Bruksel nëse ato janë në mbështetje të Rusisë. Rama lexoi edhe një SMS që sipas tij i kishte ardhur nga Brukseli, por pa e zbuluar kush ia kishte dërguar.

“Më ka ardhur një mesazh nga Brukseli ku thotë: “Po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë, a keni informacion kush po qëndron pas këtyre protestave”.

Është legjitime t’i bëhet presion qeverisë që të veprojë në ndihmë të njerëzve, Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkaq NATO është gati de fakto në luftë me Rusinë.

Kjo ka sjellë telashe, vështirësi. Kjo që po ndodh me çmimet mund të ketë vetëm fillimi dhe Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s” – tha Rama që prej 2 dytësh po i fryn historisë së protestave të nxitura nga politika.