Rama mesazh VV-së e LDK-së: Dëgjoni Amerikën, mos bëni sikur nuk keni nevojë për ta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për natën që goditi tërmeti Shqipërinë duke thënë se është ndjerë i tmerruar nga përmasat e tij shkatërruese.

Marketing

Rama ndër të tjera ka folur edhe për ndihmën që vendet mike ia ofruan Shqipërisë menjëherë pas tërmetit të fuqishëm. Ai veçanërisht ka falënderuar Kosovën, mobilizimi i së cilës ishte tejet i madh për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Në këtë pikë, duke folur për bashkëpunimin, Rama nuk ka lënë pa kritikuar klasën politike të Kosovës. Ai ka thënë se do të ishte mirë që edhe politika kosovare të ishte si FSK dhe Policia.

Ndër të tjera, Rama ka thumbuar dy partitë që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK-në dhe VV-në. Ai ka thënë se Kosova është mirë të dëgjojë amerikanët, siç ka bërë më parë dhe të mos bëjë sikur nuk ka nevojë për ta.
“Kosova është mirë t’i dëgjojë amerikanët, mos të bëjë sikur nuk ka nevojë për ta. Është mirë t’i dëgjojë siç ka bërë më herët”, ka thënë ai në Zona e Debatit.