Rama: Meta mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës, parlamentin nuk e shpërndan dot

“Ilir Meta nuk e shpërndan dot parlamentin”. Kështu ka reaguar Kryeministri Edi Rama nga selia e PS pas deklaratave të Presidentit gjatë manifestimit të organizuar prej tij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Marketing

Sipas kreut të qeverisë, manifestimi i sotëm ka vetëm një lajm të keq dhe ai është shndërrimi që ka pësuar Partia Demokratike.

“Meta nuk mund të firmosë shpërndarjen e parlamentit. Ilir ka çelur fushatë para opozitës. Mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës. Lajmi i keq sot është që PD-ja u kthye në servis figurantësh për presidentin”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se lajmi i ditës së sotme duhet të ishte rikonfirmimi i KE për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Sot misioni europian, i riu ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësi të Shqipërisë në BE. Jo vetëm se komisioni i ri jep rekomandimin po rikonfirmon dhe përforcon rekomandimin e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot. Ka edhe një koincidence, shkojmë në Bruksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme duke siguruar për njerëzit që janë në hall. Po atë ditë presidenti, që sot nuk ka asgjë del dhe shpërthen përpara jush si një minë e programuar. Pikërisht për të bërë atë gjë çdo ditë. Sot del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president”, deklaroi Rama.

Marketing