Kryeministri i vendit ndryshe nga herët e tjera, ka vendosur të shfaqet diku ku shumëpak e prisnin.
Bëhet fjalë për emisionin që transmetohet në ‘News24’, ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Sipas ‘Balkanweb’, sonte në emision përveç pjesmarrësve të përhershëm, Elvis Naçit dhe Sidrit Bejlerin, i ftuar i veçantë do të jetë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Më tej thuhet se Rama do të bisedojë për problemet dhe historitë apo veset e këqija të qytetarëve si bixhozi.
Kujtojmë që qeveria ka marrë një fushatë dhe aksion për mbylljen e lojërave të fatit në të gjithë vendin, në datën 1 janar të vitit të ardhshëm.
Po ashtu kryeministri pritet të tregojë edhe histori të cilat nuk ka folur ndonjëherë më parë.