Rama në Berlin, takimi me kancelaren Merkel para konferencës së donatorëve

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin për të zhvilluar sot një takim me kancelaren Angela Merkel. Ky takim i Ramës është në vijim të turit për mirëorganizmin dhe mbledhjen e fondeve në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt. I dërguari i Top Channel në Berlin, Muhamed Veliu raportoi se në fokus të takimit të kryeministrit Rama me kancelaren Merkel do jetë konferenca e donatorëve për të thithur sa më shumë biznese dhe institucione gjermane për të ndihmuar me rindërtimin pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Marketing

Gjithashtu në fokus do të jetë edhe çështja e çeljes së negociatave. Po ashtu në këtë takim kreu i qeverisë do ta njohë kancelaren me progresin e Shengenit ballkanik, ndërkohë që pas Berlinit, Rama do udhëtojë drejt Brukselit ku do të takojë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mësohet se takimi i Ramës me Merkel do zgjasë 60 minuta./TCH

Marketing