Rama: Ne do kishim preferuar Hashim Thaçin si president

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS. Rama tha se Presidenti nuk do të jetë nga radhët e grupit parlamentar të PS.

Marketing

Duke folur për një president të mundshëm nga Kosova, Rama tha se do të preferonte si president është Hashim Thaçi, por rrethanat e bëjnë këtë të pamundur.

“Nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të bërë në atë që në funksion të politikës është , ne do kishim vënë Hashim Thaçin president dhe do ishte një president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në bashkësinë shqiptare si i lirë se ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më bëni ta them se ca procesi është”, tha Rama.