Rama në Turqi, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Erdogan

Teksa ka nisur vizitën dyditore zyrtare në Turqi, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me ceremoni zyrtare kryeministrin Edi Rama i cili do të qëndrojë për vizitë në Turqi më 6-7 janar.Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë nga ministri Punëve të Brendshme Bledi, Çuçi, ajo e transporteve dhe infrastrukturës Belinda Balluku, ministria e arsimit Evis Kushi,  zëvendës ministri punëve të jashtme Gent Tare si dhe drejtori policisë së shtetit Ardi Veliu.

Lidhur me këtë vizitë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka thënë: “Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdoğan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”.

Marketing

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.

Në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe. Pas takimeve dypalëshe do të mbahet konferenca e përbashkët Erdoğan-Rama.

Marketing