Rama: Nëse muxhahedinët duan luftë, duhet të largohen nga Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për median gjermane “Der Spiegel” ka folur lidhur me muxhahedinët në vendin tonë dhe qëndrimin e tyre në Manzë.

Marketing

Gjatë fjalës së tij Rama ka thënë se muxhahedinët nuk mund ta përdorin Shqipërinë për të luftuar kundër regjimit iranian.

Gjithashtu ai ka theksuar faktin se anëtarët e MEK janë të mirëpritur në Shqipëri, por me kusht që të mos përdorin vendin tonë për operacionet e tyre politike.

“MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.”

Kreu i qeverise është shprehur se “Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian dhe se nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë”.

“E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria”, tha Rama