Ndërkohë që në shumicën e fakulteteve protesta e studentëve dhe pedagogëve vazhdon, kryeministri Edi Rama nga Arabia Saudite, ku ndodhet për vizitë i ka sulmuar ata, duke i quajtur; “qen që lehin”.
Duke e vazhduar strategjinë mashtruese të “Paktit për Universitetit”, i cili në fakt nuk zgjidh kërkesat thelbësore të të gjithë studentëve, por merret vetëm me punësimin në administratë të studentëve të përzgjedhur, Rama mëngjesin e sotëm nëpërmjet një video-mesazhi në FB është përpjekur që rastin e punësimit të një studenteje ekselente në administratë, ta paraqesë si zgjidhje të problemeve të mëdha për të cilat u ngritën studentët e gjithë Shqipërisë.
“Dhe me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në FB.