Rama nga Himara: Duhet kundërvotuar e lënë me vetëm 1 ose 2 mandate

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me banorë të Himarës, ku i ka treguar se me ligjin 20/20 i hapet rruga regjistrimit për herë të parë të tokave bujqësore në bregdet, për atë kategori që nuk regjistronin dot pronat e tyre dhe nuk merrnin certifikanat e pronës.

Teksa shpjegonte këtë ligj, Rama nuk ngurroi të sulmonte opozitën dhe Presidentin Ilir Meta.

Rama tha se sipas tij, Meta ëtshë kandidat në Qarkun e Vlorës dhe shtoi se ata duhen kundërvotuar e lënë me vetëm 1 ose 2 mandate deputetësh.

Marketing

“Në Dhërmi faktikisht po krijohen kushtet, edhe Vunoi, sa të bien në temperaturën normale, do jenë pika shumë të forta të turizmit elitar, do të sjellin shumë të ardhura. Ne e kemi futur në brazë çështjen e pronës, ka filluar edhe dhënia e titujve. Zgjidhja është gjetur. Ndërkohë që unë do të kapja aspektin tjetër, lista e tyre është në radhë të parë një listë pronëmarrësish, jo punëmarrësish, por pronëmarrësish. Janë personazhe që kanë lidhje që ju i dini, me gjithë botën e errët të grabitjes së pronave, të spostimit të tyre dhe përfaqësojnë interesa të qarta të tjetërkujt ata, prandaj kanë ardhur në qarkun e Vlorës, që nga tuneli e deri në Ksamil. Kjo është një arsye më shumë, që këtu ata duhen kundërvotohen fuqishëm sepse janë shumë të rrezikshëm dhe kanë treguar çfarë bëjnë me pronant. Ju e mbani mend revoltën e Orikumit, është po ajo bazë. Kështu që, jini shumë të qartë për këtë dhe thojuni njerëzve të jenë vigjilentë, jo se ata do të ftojnë zgjedhjet por duhet kundërvotuar fort, të lihen me 1 ose 2 deputetë. Të krasitet ajo pemë e kalbur që duan të mbjellin këtu politikisht. Për kandidatin tjetër Ilir Metën s’dua të zgjatem shumë, e patë çfarë ndodhi, është vendosur në Vlorë, është qartësisht në një vazhdë që nuk flet për asgjë të mirë. Në ato takimet e skutave që e dini ju. Me prokurorë të larguar nga Vetingu, duhen kundërvotuar shumë fort, vota këtu për PS është për të vazhduar këtë punë dhe kundërvotuar shumë fort, është e domosdoshme mendoj unë”, tha Rama.