Rama: Nga nesër, mbyllen të gjithë kufijtë tokësorë për në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bënë me dije se prej ditës së nesërme në mesnatë të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobus dhe veturë.

Marketing

Kreu i qeverisë njofton se kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm për transportin e mallrave.

Postimi i Ramës:

NGA NESËR, E DIELË 15 MARS NË MESNATË, ORA 00.00, TË GJITHA HYRJET TOKËSORE NË SHQIPËRI NGA MALI I ZI, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE GREQIA, DO TË MBYLLEN PËR TË GJITHË UDHËTARËT ME AUTOBUS, MIKROBUZ APO VETURË!

🔴 KUFIRI TOKËSOR I SHQIPËRISË DO TË QËNDROJË KUDO I HAPUR VETËM PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!