Rama nga OKB: Rusia po shkakton dhimbje, shkelësit të dënohen si Millosheviç

Kryeministri Edi Rama po drejton në cilësinë e president i Këshillit të Sigurimit të OKB, debatin e nivelit të lartë mbi llogaridhënien ndërkombëtare, e vendosur si çështje në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill.

Marketing

Rama tha se Rusia po shkakton krime të tmerrshme në Ukrainë, të cuial nuk duhen të mbeten të pandëshkuar.

Kreu i qeverisë shqiptare, thotë se ata persona që kryejn këto krime duhet të dënohen si ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

“Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu. Shtetet kanë krijuar organizma të gjera ligjore për të rregulluar sjelljen e tyre dhe për ti respektuar ato. Siç ka thënë Martin Lutter King padrejtësia diku është kërcënim kudo. Të gjithë e dimë se jemi në një stres të jashtëzakonshëm. Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar e të paduruar për mungesën e progresit. Kemi parë si minohen shtete të tëra si minojnë paqen dhe sigurinë. Duke dështuar që ta vëmë para përgjegjësisë regjimin sirian. Ky akt i neveritshëm ka shkelur të gjitha ato që përfaqëson ky Këshill. Lufta e padrejtë në Ukrainë ka tronditur ekonominë botërore, po shkakton dhimbje të panevojshme për miliona njerëz. Krime të tmerrshme zbulohen çdo ditë. Krimet nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Kolegë na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Krimet s’duhet të mbeten të pandëshkuara. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Shkelësit duhet të mos kenë vend në botën tonë, ata duhet të kenë vend pas hekurave si Sllobodan Millosheviç. Duhet që pandëshkueshmëria të mbetet në histori. Drejtësia duhet të mbizotërojë në emër të të gjithëve ne si qenie njerëzore”,-tha Rama.