Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, turin ballkanik e filloi nga Shkupi ndërkaq në vizitën e punës mes dy delagacioneve në takim janë prekur shumë çështje. Ndërkaq, temë e zjarrtë mes gazetarëve dhe dy kryeministrave ishte realitieti i ri me “Ballkanin e Hapur” për të cilin Rama nuk ishte i drejpërdrejtë nëse kjo iniciativë ka mbaruar punën e vet. Sipas Ramës, iniciativa në fjalë ka sjellë përfitime dhe duhet lënë anash, ndërsa vlerëson se tani duhet kthyer kah Procesi i Berlinit, proces të cilin Rama e sheh si urë për t’u lidhur më fort me Bashkimit Evropian.
“Ne duhet të zhytemi me mendje dhe zemër në procesin e Berlinit, për ta kthyer procesin e Berlinit në proces funksional plotësisht, siç Ballkani i Hapur tregoi se ne mund të jemi funksional kur të jemi së bashku. Procesi i Berlinit nuk ngeci nga ata që ngritën Ballkanin e Hapur. Ngeci nga veto-ja, jo s’vi aty, jo këtu, jo s’firmos. Shpresoj tani t’i japim një shtysë të re, duke pasur parasysh se tani nuk është thejshtë një proces si deri më sot por shpresoj ta kthejmë në proces të lidhur me planin e financimeve.”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Por ndryshe nga Rama kryeminstri i vendit Kovaçevski ishte me i qartë për “Ballkani e Hapur”. Mohon se kjo nismë ka mbaruar me mision. Paralajmëron aktivitetet e mëtutjeshme në kaudër të kësaj iniciative.
“Tregimi me Ballkanin e Hapur nuk ka mbaruar. Ballkani i Hapur ka dhënë shumë rezultate që shihen dhe preken. Javën e ardhshme do të kem takim me kryeministren Bërnabiq ku do t’i promovojmë M-tagg-at për pikë pagesat për të gjithë qytetarët e Korridorit 10, dhe Ballkani i Hapur nuk e ka mbaruar misionin e vet për shkak se ai ka për qëllim vlerat e njëjta siç i ka edhe Procesi i Berlinit, si proces më i madh i cili i përfshin të gjithë, pa përjashtime.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Shefat e ekzekutivit të dy vendeve në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë, presin përparime konkrete për procesin eurointegrues rajonal me çka Rama paralajmëroi aktivitetet që i po zhvillon Tirana me Berlinin dhe me Bashkimin Evropian.