Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në ditët dhe javët në vijim do të vijojnë të lehtësohen masat.
Ai garantoi se javën e ardhshme ( pas dates 27 maj) do të nisin punë taksite në qytet . Po ashtu Rama garantoi se javën tjetër do të ketë një shtim edhe të orarit per qytetaret për të dalë për të bërë pazar.
Madje kryeministri Rama shkoi më tej duke paralajmëruar lehtësim të gjërë në datën 4 maj ndonëse gjithcka tha ai, duhet të vijë gradualisht.
Në 4 maj do të lehtësojmë lëvizjen në qytete për këmbësoret dhe makinat por do të hapim fashon e trete të bizneseve. Njëkohësisht javën e ardhshme do të kemi edhe një vendim për Universitetet dhe shkollat. Deri tani vetëm Danimarka I ka rihapur, por natyrisht nuk është dicka e lehtë. Shpresoj që qytetarët të kenë pak durim, sepse nuk ka rrugë tjetër.
Rama shtoi gjithashtu se tatim-fitimi për vitin 2020 tek bizneset e vogla është falur.
Brenda muajit maj, shtoi kryeministri Rama, do te kemi gati edhe planin per turizmin ne varesi te situates nga Covid 19.