Rama: Nuk negociojmë Kushtetutën, zgjedhjet më 30 qershor

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me gazetarët ka folur edhe për mundësinë e negociatave me opozitën

Marketing

“Kjo situatë nuk 2 palë fajtore, ka vetëm 1. Nuk ka simetri te dhuna. Unë kam përgjegjësi të bëj gjthçka mundem, po nuk kam mundësi përtej Kushtetutës, shteti nuk dorëzohet në rrugët pa krye që rrëzojnë shtetin. Marrëveshja e 2017 nuk preku shtetin dhe ligjin, kurse tani po preket dhe shteti është i të gjithëve. Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre.

Unë mendoj që ne kemi detyrë të jemi të hapur e bashkëpunues. Dhe të jemi bashkëpunues me palën tjetër, që në këtë rast ka humbur rrugën. Por nuk negociojmë dot kushtetutën dhe shtetin, zgjedhjet më 30 qershor”, tha Rama.

Marketing