Rama për deklaratat e Lavrov:S’ka leje për të hyrë në Ballkan,për është i mbyllur

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar edhe deklaratën e ministrit rus, Sergei Lavrov, për Ballkanin e Hapur.

Marketing

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Ballkani është i mbyllur për të dhe se ai nuk ka marrë lejë për të hyrë në Ballkan.

“Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën sarkastike dhe manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë dhe urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur, Ballkani do të ishte minimalisht për të. Por Ballkani për të është i mbyllur dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Ballkan nga vendet e Ballkanit.”, tha Rama.

Marketing