Kryeministri Rama i është përgjigur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me numrin e viktimave të COVID-19.
Në një dalje publike në Facebook, Rama tha se opozita po bën politikë me numrin e të vdekurve nga COVID dhe kjo sipas tij është përtej çdo norme.
Ai mohoi që qeveria të ketë bërë një gjë të tillë dhe shtoi se akuzuesit do ta kishin bërë vetë një gjë të tillë. Në fund kryeministri Rama i bëri thirrje njerëzve ta mbajnë mend këtë akuzë të opozitës si një akt përçarës.
” Teksa shumica bën më të mirën një pjesë tjetër qëndron mënjanë bën sehir, gjuan me gurë kundër atyre që luftojë.
Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën apo pështymat nga pakica se mua të sharat e panumërta besojini ose jo më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat tona. Ka një ndryshim mes kritikave, sharjeve dhe shpifje, këto të fundit më ndezin gjakun. Shumë kush e quan arrogancë sjelljen time, por ndoshta duhet ta shohin si pjesë e pasionit të madh që më mban në këtë detyrë. Pasionit për punën dhe për shqipërinë.
Ne kemi opinione të ndryshme për ngjarjet dhe kjo është demokraci, por të shash dhe shpifës nuk është demokraci. Ne nuk mund të ndahemi politikisht edhe për numrin e të vdekurve dhe të bëjmë inskenime fotografike deri tek morgu i Spitalit. Në një luftë si kjo sprovohet jo vetëm qeveria por edhe morgu, por nuk mundet që opozita dhe presidenti të krijojnë komitetet e tyre alternative, ku njëri prej tyre thotë që qeveria ti blejë maskat qytetarëve dhe komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu. Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve. Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekur, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet, kjo është çnjerëzore, si mund të ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli dhe të cenohet integriteti njerëzor dhe profesional ku një armatë e tërë mjekësh prej 9 ,muajsh kanë harrura fëmijët dhe familjet e tyre për t’ju përkushtuar familjeve të secilit prej nesh.
Si mundet të bjerë kaq poshtë qënia politike duke shkelur qenien njerëzore brenda saj. Ky nuk është karakteri i këtij vendi e as i këtij populli e as i politikës e as i shumicës. Është manifestim ekstrem i karaktereve të dobta që historikisht e kanë bllokuar popullin shqiptar të marrë frymë lirisht. Ska më turp se kaq.
Nuk mund të imagjinohet se ku mund të shkojë paturpësia. Ca janë ata që humbin jetët, vota? që humbin gjatë zgjedhjeve të PD? Apo mund të treten në ajër të vdekurit? Apo ndoshta mund të fshihen si u fshehën serverat e kamerave të sigurisë pas 21 janarit? Karakteret e dobta e bëjnë vetë atë për të cilën akuzojnë të tjerët. Nuk ka asnjë mundësi teorike e as praktike që qeveria të fshehë numrin e vikitmave. Nuk ka asnjë parti që të përcaktojë diagnozën e pacientëve. Ajo është përgjegjësi ligjore e mjekëve. Nuk është hera e parë por kulmimi i një seri rastesh që kjo opozitë ngre akuza të shoqëruara me thirrje për prokurorinë por të thirret prokuroria edhe për të vdekurit në spital sot. Kjo e tejkalon nivelin e neverisë për këtë lloj. Kriminalizimi i mjekëve kur i duhen shqiptarëve është përtej cdo norme. Prokuroria e di vetë punën e saj për tu përfshirë në këtë luftë lemerie. Ky episod duhet mbajtur shënim nga një gjykatës, nga populli shqiptar. duhet mbajtur mend si një akt përcarës që ngjall urrjetjen mes mjekëve tanë dhe dhunën ndaj tyre.”, tha Rama.