Rama pranon ftesën e Metës për datën e zgjedhjeve, nesër me Ballën në Presidencë

Kryeministri Edi Rama ka pranuar ftesën e Metës për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve në Presidencë.

Marketing

Rama do të shoqërohet në këtë takim nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Takimi do mbahet nesër në orën 11:00 në Presidencë, me fokus konsultimin për datën e zgjedhjeve të 2021 që zhvillohen pranverën që vjen.

Një orë më vonë, në 12:00, në Presidencë do të futet kreu i PD-së Lulzim Basha dhe në orën 12:30 Meta do të presë Luan Ramën e LSI.

Të premten Presidenti do të takohet edhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare, në orën 17:30.

Data e mundshme e zgjedhjeve do të caktohet mes 15 prillit dhe 15 majit.