Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr. 4, në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi Presidentin duke thënë se ai ka marrë në dorë drejtimin e opozitës dhe kjo është një fatkeqësi për institucionin.
“Do kisha dëshirë që të flisja për gjëra që janë si të ndërtojmë e jo si të rezistojmë ndaj këtyre barbarëve. Por çfarë t’i bësh. Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës. Është fatkeqësi e madhe për institucionin. I hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e çfirmosjes së firmës së veti. Iu dha atyre të opozitës motivin absurd dhe thonë që do mbrojnë dekretin”, tha Rama.
Më pas, kryeministri Edi Rama foli edhe për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, duke thënë se Presidenti e ka marrë përgjigjen dhe nuk ka të drejtë animimi.
“Sot e ka marrë përgjigjen e qartë edhe nga Kolegji Zgjedhor dhe është pa të drejtë ankimimi”, tha Rama./Tch