Rama: Qytetarët që hyjnë në Shqipëri pas 6 shtatorit duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri nga data 6 shtator duhet të plotësojnë njërën disa kushte.

Marketing

Rama theksoi se duhet të kenë vaksinimin e plotë, ose testin PCR negative brenda 72 orëve, apo testin e shpejtë Antigen brenda 48 orëve, transmeton lajmi.net.

“Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negative brenda 72 orëve ose tesin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-COV2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit”, thuhet në foton e postuar të Ramës.

Poashtu ai njoftoi se fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk u nënshtrohen këtyre rregullave.