Rama reagon për vrasjen e Klodian Rashës, kërkon ndjesë në emër të shtetit

Kryeministri Rama reagon për herë të parë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Marketing

Në dalje të posaçme për mediat, ai ngushëlloi familjen e të ndierit, teksa tha se 25-vjeçari u vra në mënyrë të pashpjegueshme nga një polic, me armën e shtetit.

Dhe për këtë kërkoi ndjesë në emër të shtetit.

“Dua te ndalem tek jeta e humbur nga akti fatal i efektivit të policisë. Tragjedia mori sebepin për t’u shpalosur me gjithë vulgaritetin brutal. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit dhe jam prekur pa masë.

Babai i Klodianit tha se “asnjë lule nuk mund të preket në emrin e tim biri, duam drejtësi”. I shpreh ngushëllimet. Fjalët janë të pafuqishme para boshllëkut që po ndjen baba, nëna. Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur.

Efektivi ka vrarë një njeri krejt pa asnjë lidhje me ndonjë mision apo objekt të Policisë së Shtetit në atë vend. Pavarësisht faktit se vrasja e njeriut është kryer thjesht dhe vetëm nga njeriu, arma ishte shtetit, ndjesa i takon shtetit.

Autori në duart e drejtësisë dhe do hetohet nga drejtësia. Akti i tij i pakuptueshëm dhe i paarsyeshëm. Nuk jemi ne por drejtësia që e ka barrën e fjalës së fundit”, tha Rama.

Marketing