Kryeministri Rama ka përcjellë urimin e tij të këtij fundviti përmes një mesazhi të regjistruar shpërndarë në media dhe rrjetet e tij sociale.
Një falënderim, por edhe një kërkesë ndjese duket se ka qenë mesazhi që Kryeministri përcolli.
“Ju kam dalë përpara pa pyshim, në ekran, në kompjuter, në telefon. Ju kërkoj ndjesë për kohën që ju kam marr dhe shumë faleminderit për kohën që më keni dhënë.
Sinqerisht ju falënderoj, sepse vëmendja juaj është vërtet nder për mua. Por mbi të gjitha më keni besuar për 4 vjet drejtimin e vendit dhe nuk di si t’ju falenderoj për këtë.
Sot do t’ju lë rehat duke kërkuar një falje të madhe për çfarëdo që nuk kam thënë apo bërë dot ashtu siç duhet. Besmin tuaj e jetoj çdo ditë si diçka të shenjtë për të cilën do bëjë gjithçka mundem që ta shpërblej, me mish e me shpirt. Kam besim se do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e donin të parët tanë dhe ku e meritojnë fëmijët tanë.
Nuk jemi shumë, por sa shumë jemi kudo dhe sa shumë mund të bëjmë nëse së bashku ndajmë hallet dhe dimë të përqafohemi në gëzime”, tha ndër të tjera Kryeministri.