Rama takon Elon Musk: Eja në Shqipëri, nuk do të pendohesh

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së shtunës me Elon Musk. Miliarderi, ashtu si edhe Rama, ndodhen në Romë me ftesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Marketing

Në kryeqytetin italian është mbajtur sot një festival politik konservator, i organizuar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe partia e saj “Vëllezërit e Italisë”.

Siç bëhet e ditur, në bisedën e shkurtër, Musk është shprehur se do t’i pëlqente ta vizitonte Shqipërinë. Ndërsa kryeministri i ka thënë se në vendin tonë, ka shumë për të parë dhe se nuk do të pendohet.

Biseda që kanë bërë, sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë:

–Elon Musk: Do më pëlqente të vija në Shqipëri!

–Rama: Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh.

Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë ka qenë pjesë e një paneli gjatë së cilit komentoi edhe marrëveshjen mes dy qeverive për strehimin e refugjatëve.

Marketing