Rama teksa sheh Kurtin dhe Bërnabiqin në një vend: Kjo është diçka e pabesueshme

Bëri bujë përplasja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe asaj të Serbisë, Ana Bërnabiq në samitin në Tiranë.

Marketing

Por këto dy të fundit, sot u panë në një vend në Ohër ku po mbahet Forumi i Prespës për Dialog.

E këtë moment e nënvizoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ne jemi këtu, bisedojmë pas shumë shekujsh, takohemi. Ja për shembull pash një “boks” mes Albinit (Albin Kurti) dhe Anës (Ana Bërnabiq). Ata janë edhe sot këtu, por këtë që e flas ishte edhe para disa ditësh dhe kjo është diçka e pabesueshme. Kjo ishte diçka që mund të imagjinonim dikur, por sot është realitet”, tha Rama.